U kap me drogë, lirohet djali i Azem Hajdarit

1 Minuta Lexim

Gjykata e Elbasanit ka vendosur ditën e sotme që të lirojë nga qelia duke lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje, djalin e vogël të Azem Hajdarit, i cili mban edhe emrin e babait të tij të ndjerë dhe shokun e tij Ergi Gjumsi 21-vjeç.

Prokurori Ritvan Skura kërkoi caktimin e masës së sigurisë arrest me burg me afat një muaj deri në kthimin e përgjigjes nga instituti i mjekësisë ligjore.

Por gjyqtari Taulant Tafa në senacën me dyer të mbyllura vendosi që të rrëzonte prokurorin dhe të pranonte kërkesën e avokatit duke liruar djalin e Hajdarit.

Mbrëmjen e 23 korrikut ai u kap me drogë në makinë nga policia e Elbasanit.

Të nesërmen, Hajdarit dhe shokut të tij Ergi Gjumsi policia i komunikoi arrestimin pasi në momentin e ndalimit iu gjetën 5 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis, por sot u lirua nga gjykata.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull