Conference League/ Rivalët e Teutës në turin e tretë, 20 vjet shtegtarë… pa stadium

2 Minuta Lexim

Shamrok Rovers, kundërshtari i radhës për Teutën, është një skuadër irlandeze e vendosur në Talgat në Jug të Dublinit. Kjo skuadër militon në elitën e futbollit Irlandez dhe është shpallur kampione në sezonin e fundit.

Jo vetëm kaq, por bëhet fjalë për skuadrën më të suksesshme në Irlandë. Shamrok mban rekordin me 18 tituj dhe kupën FAI gjithashtu rekord, e ka fituar 25 herë. Jo vetëm kaq, por rekordet vijojnë edhe me furnizimin e kombëtares irlandeze me futbollistë, teksa Shamrok kryeson me 62 më shumë sesa çdo skuadër tjetër vendëse. Pas themelimit në vitin 1899, për fitimin e titullit të parë është dashur të pritet sezoni 1922-’23 dhe deri në vitin 1949 u bë skuadra më e suksesshme në republikën e Irlandës me 44 trofe madhorë.

Në vitet ‘50 kjo skuadër fitoi tri kampionate dhe dy herë kupën FAI, duke u bërë skuadra e parë irlandeze që luan në kompeticionet europiane, duke marrë pjesë në Kupën e Europës në vitin 1957. Gjatë historisë së tij, Shamrok ka qenë një ekip pa stadium nga viti 1987 deri në vitin 2009, pasi pronarët shitën stadiumin. Në vitin 2009 klubi u bë me një stadium të ri që përfundoi në “Talagt”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull