Tragjasi është zgjuar sot në pushtetin e tymit, ndërsa harta e zjarrit është zgjeruar edhe më shumë.
Zjarrfikësit janë ndarë ditën e sotme me dy grupe, në Tragjas dhe Karaburun.
Në ndihmë të tyre sot janë bashkuar edhe emergjencat civile pranë Bashkisë Vlorë. Punonjës të ndërmarrjes së shërbimeve publike, ushtarë e banorë të zonës.
Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak se favorizohen nga era dhe temperaturat tepër të larta, duke e bërë tepër të vështirë edhe ndërhyrjen për shuarjen e tyre.