5 gra dhe 14 fëmijë u janë dorëzuar sot autoriteteve shqiptare. Gazetari Taulant Kopliku ka publikuar një video, ku interviston një vajzë të vogël, e cila mes lotësh shprehet se dëshiron të kthehet në Shqipëri.
E frikësuar dhe e strukur pas murit, 11-vjeçarja thotë se nuk dëshiron më që të qëndrojë në kamp, por do që të kthehet në shtëpi dhe të bashkohet me njerëzit e afërm.
Gjatë intervistës gazetari Kopliku i premton Jasminës që shumë shpejt do të kthehet në atdhe për t’u bashkuar me familjen e saj, ndërsa në një postim të bërë sot në Facebook ai shpreson që 11-vjeçarja të jetë në grupin e të riatdhesuarve.
“Shpresoj shume qe Jasmina e vogel te jete ne grupin e te riatdhesuarve. Ajla dhe Amina, dy shoqet e saj ne Tirane, e presin t’iu bashkohet sa me shpejt”, shkruan gazetari Kopliku.