Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë në kullotat e fshatit Kutal në Përmet. Mësohet se terreni i thepisur e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve nga toka.
Deri më tani, nga vatra e zjarrit janë djegur tre hektarë kullota dhe dy hektarë pyje.
Pas Përmetit edhe në Këlcyrë janë shfaqur vatra zjarri. 10 hektarë kullota dhe 5 hektarë pyje janë djegur në lartësitë e Ballabanit. Situata është jashtë kontrollit teksa zjarri ka shkuar deri në zonën e cila përfshihet nga qarku i Beratit.
Mësohet se zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjne dhe prej terrenit të vështirë asnjë masë nuk është marrë për të shuar flakët.