Pas ndarjes se bujshme me Jennifer Lopez, Alex Rodriguez kapet mat në krahët e një bjondeje super seksi!

2 Minuta Lexim

Alex Rodriguez po e shijon në maksimum jetën, teksa Jennifer Lopez po ashtu po shijon lidhjen me Ben Affleck.

Ai së fundmi po pushon në brigjet e bregdetit spanjoll së bashku me disa miq të tij për të festuar edhe ditëlindjen e tij të 46-të. Në këtë udhëtim ishte edhe shoqëruesja e tij, Melanie Collins u pa në krahët e Alex.

Dyshimet se mes tyre ka nisur një romancë kanë filluar para disa kohësh, pasi dyshja është parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Edhe pse deri më tani asnjëri nuk e kanë pranuar publikisht se mes tyre ka një romancë.

Nga ana tjetër një burim i afët i Alex shprehet se të dy ata janë miq të mirë dhe mes tyre nuk ekziston asgjë tjetër përveç shoqërisë.

Ata janë miq. Ai është me pushime. Ai është beqar dhe argëtohet. ”Kujtojmë se Jennifer dhe Alex njoftuan ndarjen e tyre në muajin prill të këtij viti. Në një deklaratë ata u shprehën se do të jenë më mirë si miq se sa si partnerë. Ata nisën marrëdhënien e tyre në 2017-tën dhe u fejuan 2 vite më vonë. Pak pasi ata u ndanë, Jennifer u pa në shoqërinë e Ben Affleck, me të cilin tani shfaqet hapur në publik si çift.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull