E dini sa shpesh duhet t’i ndërroni të brendshmet? Përgjigjja e ekspertëve mund t’ju befasojë

1 Minuta Lexim

Sa herë ju ka ndodhur të sistemoni sirtarët ku mbani të brendshmet dhe pavarësisht se disa prej tyre nuk i përdorni, sërish nuk e ndjeni veten gati për t’i hedhur, ndonëse mund të jenë zbehur a zbardhur fare nga larja. A ka një afat për t’i zëvendësuar me të reja apo mund t’i mbani “përjetësisht”?

Sipas specialistes së shëndetit intim, Dr. Shirin Lakhani, duhet t’i ndërrojmë të brendshmet çdo  jashtë muaj dhe t’i zëvendësojmë me të reja.

Duke folur për “Tyla”, ajo tha: “Të brendshmet janë në kontakt të ngushtë me lëkurën, më saktësisht me zonat intime për periudha të zgjatura kohore. Si rezultat, ato bien në kontakt edhe me lëkurën e vdekur nga ato zona, si dhe me baktere – si baktere të shëndetshme që kanë të gjithë, ashtu edhe me baktere të këqija, të cilat mund të jenë rezultat i infeksioneve që mund të çojnë deri edhe në sëmundjet SST (sëmundjet seksualisht të transmetueshme). Ekzistojnë disa hulumtime që sugjerojnë se edhe larja e të brendshmeve në lavatriçe nuk mund t’i heqë plotësisht disa baktere si E.coli.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull