Ish-i dërguari i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vizituar Tiranën, ku është pritur në zyrë dhe nga presidenti i vendit Ilir Meta.
Ky i fundit i ka dhuruar Grenellit një libër për turizmin në Shqipëri, ndërsa shton se ai është një promovues i investimeve amerikane dhe i bashkëpunimit në rajon.
Dje Grenell kishte pasur një drekë pune dhe me kryeministrin Edi Rama.
Postimi i plotë i Metës:
Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.
Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur.