Policia fsheh ngjarjen/ Aksident me vdekje, viktima punonte në spitalin e Prrenjasit

1 Minuta Lexim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prrenjas, ku makina ka përplasur një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti se policia nuk ka dhënë asnjë njoftim në lidhje me aksidentin, ndërkohë që viktima është Qamile Hana, nga Rrajca.

Në drejtimin e mjetit ishte shtetasja Ana Laçka, e cila edhe pse është ndaluar nga policia, ngjarja është mbajtur e fshehtë.

Burimet saktësojnë për Fax News, se viktima ka qenë punonjëse në spitalin e Prrenjasit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull