Ministri serb kërcënon Kosovën

1 Minuta Lexim

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikolla Sekakoviç ka deklaruar se Beogradi po përmbush detyrimin që të përmbahet nga fushata për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

Politikani serb ka kërcënuar Kosovën duke u shprehur se nëse do të nisë fushatën e mbërritjes së njohjeve të reja, “ne e dimë se çfarë të bëjmë”.

“Marrëveshja e Washingtonit krijoi një zotim që Beogradi nuk duhet të drejtojë ndonjë fushatë “çnjohjeje” dhe që Prishtina të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare ose të drejtojë ndonjë fushatë të re për njohje. Ne po i përmbahemi detyrimeve tona dhe do t’i mbajmë ato, dhe nëse ato shkelen nga ana tjetër ne e dimë se çfarë të bëjmë”, tha Selakoviç, raportojnë mediet në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull