Plagoset me thikë 16-vjeçari në Tiranë, u godit pas sherrit me një person tjetër

2 Minuta Lexim

Njoftimi i Policisë:
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në vijim të punës për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar, si dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasit N. K., 27 vjeç. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J. K., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. Sh., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
A. K., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

•Më datë 03.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.K., 48 vjeç, pasi është përfshirë në një aksident me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi E. L., i cili pas marrjes të ndihmës mjekësore, u largua për në banesë.
Paraprake: Është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasi E. H., rreth 50 vjeç, pasi ditën e djeshme dyshohet se me një mjet prerës ka dëmtuar damarët e dorës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull