Zjarret, nuk po digjet vetëm Jugu/ Ja si është situata në Shkodër e Lezhë

1 Minuta Lexim

Emergjencat Civile kanë bërë bilancin e situatës me zjarret në dy qarqet veriore të vendit, në Shkodër dhe në Lezhë.

Në Shkodër vijon që të mbetet aktive vatra e zjarrit në zonën e Fushë Arrëzit, ku derimë tani janë djegur rreth 1.2 hektarë me pisha dhe shkurre, ndërkohë që është izoluar përkohësisht zjarri në zonën e Cukalit në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Ndërkohë që në Lezhë është aktive vatra e zjarrit në Kodër Thirre, ku derimë tani janë përshkruar rreth 2.5 hektarë me pyje.

Njoftimi i plotë i Emergjencave Civile:

Situata e zjarreve ne Qarkun Shkoder deri ne oret e vona te nates ka qene si me poshte.

Vatra e zjarrit ne F.Arrez kane qene ne operacion disa grupe te MZSh dhe komuniteti i bashkive Puke Dhe F.Arrez, eshte pershkuar nga zjarri rreth 1.2 ha pyll pishe dhe shkurre.

Vatra e zjarrit ne Cukal te Bashkise V.Dejes eshte izoluar dhe kemi vetem disa minivatra te vogla te cilat jane kontrolluar nga strujturat gjate nates.

Vatrat e zjarrit ne Culaj dhe Aliaj ne B.M.Madhe jane shuar plotesisht.

Per situaten e sotme do ju informojme pasi te marrim info nga strukturat EC ne bashkite perkatese.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull