IGJEUM bën me dije se qarqet më të rrezikuara deri më tani nga zjarret në vendin tonë janë Fieri, Vlora dhe Gjirokastra, ndërsa në Shkodër, Dibër dhe Lezhë rreziku është më i moderuar, deri nesër pasi pritet që situata të jetë më e vështirë.

Sa i takon reshjeve, pritet që të nisin të premten me shpresën dhe se do të ndihmojnë në shuarjen e flakëve. Është e kuptueshme që era ka favorizuar në përapjen e zjarreve.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Lezhë pritet rrezik “I MODERUAR”.
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 34 °C
në vendet e ulëta: 23 / 38 °C
në vendet malore: 18 / 35 °C
Era
Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.