Varianti Delta do të mbyllë shkollat? Ministrja Kushi zbulon se çfarë do të ndodhë me 1 shtator

1 Minuta Lexim

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka publikuar sot disa foto nga procesi për përgatitjen e klasave dhe ambienteve shkollorë për vitin e ri akademik.

Kushi bën me dije se të gjithë shkollat do të jenë gati më 1 shtator për të pritur nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues, duke nënkuptuar se mësimi nuk do të bëhet më online, ashtu sikurse u zhvillua vitin që shkoi.

“Mirënjohje për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues”, shkruan Kushi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull