5 vendet e renditura si më të mirat për t’i mbijetuar kolapsit global shoqëror

2 Minuta Lexim

Zelanda e Re, Islanda, Britania e Madhe, Tasmania dhe Irlanda janë vendet më të përshtatshme për t’i mbijetuar një kolapsi global shoqëror, sipas një studimi.

Një kolaps mund të zhvillohet nga goditjet, të tilla si një krizë e rëndë financiare, ndikimet e krizës klimatike, shkatërrimi i natyrës, një pandemi edhe më e keqe se Covid-19 ose një kombinim i këtyre, thanë shkencëtarët.

Për të vlerësuar se cilat vende do të ishin më elastike ndaj një kolapsi të tillë, vendet u renditën sipas aftësisë së tyre për të prodhuar ushqim për popullsinë, për të mbrojtur kufijtë nga migrimi masiv i padëshiruar, për të ruajtur një rrjet elektrik dhe disa aftësi prodhuese.

Miliarderët janë raportuar se po blejnë tokë për bunkerët në Zelandën e Re në përgatitje për një apokalips. “Ne nuk u habitëm që Zelanda e Re ishte në listën tonë,” tha Prof. Aled Jones, në Institutin Global të Qëndrueshmërisë, në Universitetin Anglia Ruskin, në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi, i botuar në revistën Sustainability, thotë: “Qytetërimi industrial me shtrirje globale, me intensitet të lartë të energjisë, që karakterizon epokën moderne përfaqëson një situatë anormale sepse konsiderohet kundër shumicës së historisë njerëzore.”

1% e botës – pra miliarderët – po përgatiten prej kohësh për “apokalipsin”. Shumë kompani po përpiqen të plotësojnë kërkesën e tyre për të patur një strukturë që të mbron nga çdo rrezik, qoftë kjo pandemi, asteroid apo Lufta e Tretë Botërore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull