E rëndë/ Trenat përplasen kokë më kokë, dy të vdekur dhe 50 të plagosur

1 Minuta Lexim

Dy persona humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën pasi dy trena u përplasën me njëri-tjetrin në Republikën Çeke.

Një tren me shpejtësi të lartë që udhëtonte nga Mynihu dhe një tren pasagjerësh vendas u përplasën ballë për ballë në orën 8 të mëngjesit këtë të mërkurë.

Dhjetëra ambulanca, makina policie dhe helikopterë shpëtimi shkuan në fshatin çek të Milavce rreth 10 milje nga kufiri gjerman.

Ministri çek i transportit Karel Havlicek tha se shkak mund të ketë qenë një gabim njerëzor. Ai tha se shoferi i trenit me shpejtësi të lartë nuk kishte arritur të ndalonte në një vend të caktuar.

“Situata është serioze,” tha Havlicek, i cili po shkonte drejt vendit të ngjarjes.

Shtatë persona ndodheshin në gjendje kritike për jetën, thanë autoritetet, ndërsa të plagosurit po dërgoheshin dhe drejt spitaleve gjermane.

Shefi i brigadës së zjarrfikësve Jaroslav Hrdlicka u tha mediave lokale se trenat ishin përfshirë në një përplasje të drejtpërdrejtë dhe se ata ishin ende në kërkim të një personi të zhdukur.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull