Shpërthen një bombul gazi në Durrës, lëndohen burrë e grua në banesë

1 Minuta Lexim

Një bombul gazi ka shpërthyer në Durrës.

Nga informacionet e policisë bëhet me dije se janë 2 të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:40 në një banesë në lagjen nr.13.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar burrë e grua, 54 dhe 52 vjeçe.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.08.2021, në orën 20:40, në një banesë në lagjen nr.13, Durrës, ka shpërthyer një bombël gazi e për pasojë janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull