Kombinimet e lëndëve ushqyese që trupi të mos sëmuret kurrë

2 Minuta Lexim

Të njohësh vlerat ushqyese të ushqimeve është diçka shumë pozitive, por akoma më mirë do të ishte të zbulonim se si sillen ato në kombinimet me njëra-tjetrën. Ja ‘3 çifte të fuqishme’ të kombinimeve ushqimore…

Për kocka më të forta: vitaminë D + kalcium

Që kalciumi është thelbësor në funksionimin dhe ndërtimin e kockave kjo dihet, por përthithja e tij përmes indeve lidhore është një proces që ndihmohet shumë nga vitamina D. Gratë e moshave 19-50 vjeç konsumojnë 1000 mg kalcium në ditë dhe pas kësaj moshe, deri në 1200 mg në ditë. Për të optimizuar përthithjen, mjafton të pini një gotë qumësht.

Për të pasur nën kontroll sasinë e kripës: kripë + kalium

Kripa gjendet në shumë ushqime dhe sasia e rekomanduar është 1500 mg në ditë. Për të kontrolluar marrjen e saj, duhet t’i kombinoni ushqimet e kripura me ushqime të pasura me kalium për të favorizuar diurezën. Për të optimizuar marrjen e kaliumit dhe kripës, hani sa më shumë fruta dhe perime dhe bëni kujdes ndaj sasisë së kripës të fshehur në ushqimet e limituara.

Për qeliza të shëndetshme: Vtaminë B12 + acid folik

Vitamina B12 dhe acidi folik përfaqësojnë një prej çifteve më të përsosura përsa i përket kombinimeve nutricionale. Vitamina B12 ndihmon në përthithjen e acidit folik dhe të dyja së bashku suportojnë punën e qelizave dhe jetën e tyre. Për t’i integruar, mund të kombinoni mishin, vezët dhe qumështin me perime, fasule dhe bishtaja të tjera.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull