Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se zjarri në zonën e lumit të Vlorës është neutralizuar. Përmes një statusi me foto nga aksioni i zjarrfikëses në këtë zonë, Peleshi shkruan se është parandaluar katastrofa në lumin e Vlorës.
Postimi i plotë:
Lajm i mirë – Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.
Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.
Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj.