Rikthehet moti i freskët, temperaturat për sot

1 Minuta Lexim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në zonat veriore do të ketë edhe reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 24°C në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 35°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

Rikthehet moti i freskët, kthjellime dhe temperatura deri në 35

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull