Viktima dhe 154 vatra zjarri aktive, Greqia si fuçi baruti

2 Minuta Lexim

I nxehti e ka kthyer Greqinë në një fuqi baruti. Kështu ka deklaruar kryeministri grek Micotaqis për mediat pas një vizite të zhvilluar në Qendrën Operacionale dhe të Koordinimit ku është informuar mbi siuatën e zjarreve.

Në deklaratat e tij, menjëherë pas përfundimit të vizitës, Micotaqis tha se rivendosja e dëmeve është përparësia kryesore.

“Ne jemi mirënjohës grave dhe burrave të Brigadës së Zjarrfikësve, të gjithë vullnetarëve, Policisë Greke, Rojes Bregdetare për përpjekjen e madhe që bënë mbrëmë për të kontrolluar frontet e mëdha të zjarrit, kryesisht në Atikë, Evia, Ilia dhe në Mani. Situata sot është pak më e mirë se dje. Ne duhet të vazhdojmë me intensitet të madh përpjekjen për të kufizuar të gjitha zjarret dhe për të mos pasur asnjë rrezik për ndezjen e re. Prioriteti i gjithë këtyre ditëve të fundit ishte para së gjithash mbrojtja e jetës njerëzore, në atë masë sa është e mundur të mbrohet prona, veçanërisht zjarri të mos hyjë në vendbanime pasi në këtë rast do të kishim dëme shumë të mëdha”, tha kryeministri grek.

Gjatë këtyre ditëve ku ka rënë zjarre mësohet se janë shënuar dy viktima dhe 20 të plagosur.  Viktima janë kreu i dhomës së Tregtisë së Athinës Kostandinos Michalos dhe një punonjës zjarrfikës.

Sipas informacioneve paraprake janë 154 vatra aktive në Greqi. Me vendim të Ministrisë së Brendshme, u lëvrua shuma totale prej 1.5 milionë euro, ku do të subvencionohen 17 Bashki dhe 5 Qarqe të vendit, të cilat po përballen nga zjarret katastrofike të ditëve të fundit.

Financimi emergjent bëhet në kuadër të “Programit për parandalimin dhe reagimin ndaj dëmtimeve dhe fatkeqësive të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në autoritetet vendore të shkallës së parë dhe të dytë” (SAE 055) dhe ka të bëjë me mbështetjen financiare të Bashkive dhe Rajoneve të prekura për të plotësuar nevojat e tyre të para.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull