Largimi i Leo Messit është një goditje shumë e fortë për tifozët e Barcelonës, por edhe për Sergio Agueron.
Ish sulmuesi i Manchester City-t që zbarkoi në Katalunjë me synimin për tu paraqitur në gjendjen më të mirë fizike, shikon ti prishen gjithë planet. Sic bën të ditur e përditëshmja katalanase Mundo Deportivo, El Kun është shumë i zhgënjyer, ashtu si tifozët që ëndërronin një dyshe argjentinase për të synuar Championsin.
Duhej të luante me Messin, nuk e di nëse do të qëndrojë Griezman. Brenda pak orësh situata është përmbysur dhe sulmuesi argjentinas po mendon të zgjidhë menjëherë kontratën dhe të lërë që tani Barcelonën. Nuk është vetëm cështje teknike, Aguero ndihet i tradhëtuar edhe në aspektin njerëzor. El Kun po shqyrton mundësitë për të zgjidhur lidhjen kontraktuale me klubin.
Zgjodhi Barcelonën pasi i ishte bërë një premtim, do të luante përkrah mikut të tij Leo Messi, dhe tani është i penduar për zgjedhjen. Situata është e nderë dhe avokatët e lojtarit i janë vënë punës duke riparë të gjitha klauzolat e mundshme për të zgjidhur kontratën që ishte firmosur vetëm pak javë më parë.
Ideja është e qartë, të lërë menjëherë Barcelonën, edhe pse e ardhmja blaugrana mund të jetë shumë më e zymtë nga sa ishte menduar në momentin e firmave. Mbetet për tu parë nëse avokatët e Agueros do tja dalin. Argjentinasi ka firmosur një kontratë që e lidh me Barcelonën deri në vitin 2023 dhe klauzola për prishjen e njëanshme të saj është 100 milionë euro.