Automjeti bie nga ura, humb jetën pasagjeri

1 Minuta Lexim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Polenë.

Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi T.B, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe ka dalë nga rruga e më pas ka rënë nga ura.

Për pasojë i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit, kurse pasagjeri i tij, shtetasi A. Z., rreth 41 vjeç nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve.

Pasi mori mjekim në Spitalin e Korçës, ai u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull