Një gjykatëse refuzoi kërkesën e Britney Spears për të hequr babanë e saj nga roli i tij si mbikëqyrës i vajzës.
Avokati i këngëtares, Samuel Ingham, i ka kërkuar një gjykate në Los Anxheles për të dëbuar Jamie Spears nga pozicioni i tij si administrator i pronës miliona dollarëshe.
Kur iu kërkua që Spears të hiqej nga roli i babait mbikëqyrës, në nëntor të vitit të kaluar, Ingham tha se Britney, 39 vjeçe, kishte frikë nga babai i saj dhe donte që ai të dilte nga kujdestaria që ka kontrolluar jetën e saj që nga viti 2008.
Në dokumentet e gjykatës, Britney Spears theksoi se ”dëshironte që firma private e administrimit të pasurive ‘Bessemer Trust’ të ishte e vetmja kujdestare”.
Sidoqoftë, dokumentet e paraqitura në Los Anxhelos tregojnë se gjyqtarja Brenda Penny refuzoi kërkesën, pasi ajo miratoi rolin e ”Bessemer Trust” si një bashkëkujdestare e pasurive.