Avokati Jordan Daci në një intervistë për televiziomnin Faxnews, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e pikës 3 të nenin 163 të Kodit Zgjedhor, mbi ndarjen e mandateve në bazë të herësit. Daci u shpreh se ky vendim i jep një ‘dritëhije’ antikushtetuese parlamentit të ardhshëm, pasi në sallë do të jenë ata që s’duhet të ishin dhe do të mungojnë ata që do të duhet të ishin.
Sipas avokatit ata që do të duhej të ishin mund të bëjnë një ankimim për rivendosjen e të drejtave kushtetuese, ose në Kolegjin Zgjedhor nëse do të jenë brenda afatave pas miratimit në fletoren zyrtare të vendimit të Kushtetueses, ose përmes formaveve të tjera të ankimimit, përfshirë dhe atë të drejtëpërdrejtë në Gjykatën Kushtetuese.
“Pa asnjë problem mund të themi që parlamenti i ardhshëm do të ketë një hije antikushtetuese. Unë e kam thënë personalisht, ka pasur dhe persona të tjerë që e kemi thënë që Kodi Zgjedhor që u miratua pas ndryshimeve kushtetuese ishte anti-kushtetues. Fakti që Kushtetuta të thotë se listat janë të hapura dhe nuk kufizohen me hersin, kjo do të thotë që në Kuvend do të ketë nga ata që s’duhet të ishin dhe do mungojnë ata që duhet të ishin, dhe kjo nuk është në përputhje me Kushtetutën.
Çështja e ankimimit nga ata që mund të ishim, është një çështje që ka të bëjë me ankimimin e personave që nuk janë persona të pakushtëzuar në kuptimin kushtetues. Çka do të thotë që në parim do të duhet të mendojnë dhe të ezaurojnë formën e anikmeve të tjera alternativeve përveç Gjykatës Kushtetuese si një ankim i fundit.
Mund të kemi dhe ndonjë ankim të drejtëpërdrejtë në Gjykatën Kushtetuese. Ankimin për këtë çështje mund ta bëjnë dhe subjekte të tjera siç janë organizatat, 1/5 e deputetëve, apo partitë politike që morën pjesë në zgjedhjet që lamë pas.
Rruga ligjore që duhet të ndjekin është që vendimi i Komisionit Qëndror mund të çohet në Kolegjin Zgjedhor tashmë nga këto persona dhe automatikisht del që mënyrë se si i ka shpërndarë mandatet ky Komision, bie ndesh me atë që përcakton Kushtetuta.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi me botimin në fletoren zyrtare, çka do të thotë që botimi i këtij vendimi mund të korrespondojë me kalimin e afateve që parashikon ankimim në Kolegjin Zgjedhor. Në këtë kuptim Kolegji Zgjedhor del jashtë loje dhe për rrjedhojë do të mendohet vetëm një ankimim që parashikon rivendosjen e të drejtave kushtetuese në forma të tjera apo përmes një ankimimi të drejtëpërdrejtë në Gjykatën Kushtetuese”,tha Daci.
Çfarë parashikon neni 163/3 që u rrëzua nga Kushtetuesja:
Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi. Në çdo rast, herësi nuk mund të jetë më shumë se 10 000 vota. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.
Ky vendim nuk ndikon në ndarjen e mandateve të zgjedhjeve të 25 Prillit, por vlen për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.Faxweb.al