Gjinali: Qeveria është përpjekur të hap negociatat përmes gjeoplitikës, por duhen dhe detyrat e shtëpisë

2 Minuta Lexim

Eksperti i çështjeve rajonale Ardit Gjinali, në një intervistë për emisionin ‘Me Xhaxhiun’ në FaxNews, ka analizuar vënmendjen e shtuar të Politikës së Jashtme Amerikane në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duke u ndalur te rrugëtimi i Shqipërisë në procesin integrues drejt Bashkimit Evropian, Gjinali nënvizoi dy komponentë të cilët ai i cilësoi si ‘dritarja e gjeopolitikës’ dhe ‘dera e arritjeve’, dhe pikërisht deklaratën e Palmer të ditës së sotme për përshpejtimin e proceseve integruese të Shqipërisë, Gjinali e lidh me komponentin e parë.

Sipas tij gjeopolitika Amerikane kërkon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por kjo varet dhe nga arritjet që bën vendi në përmbushjen e kushteve për t’u bërë pjesë e Unionit.

“Përtej përcaktimit të termit nervozizëm mund të themi se sot Ëashingtoni ka folur hapur për një çështje që vijon sot e tetë vite për hapjen e negociatave. Patjetër që Ëashingtoni ka një vëmendje të shtuar për rajonin e Ballkanit. Vizita e zotit Reeker ditën e djeshme në Tiranë është dëshmi e qartë të këtij fakti. Ëashingtoni ka një vëmendje të shtuar për Ballkanin Perëndimor.

Pa dyshim që përtej nocionit të përdorur për Ballkanin Perëndimor, si një nocion gjeografik por edhe një nocion politik, secili nga shtetet e Ballkanit Perëndimor ka specifikat e tij.

Ne sot shohim një prononcim të Palmer për këtë çështje, ku kërkohet përshpejtim i hapave integruese për Shqipërinë. Këto hapa  varen si nga vullneti i Bashkimit Evropian por edhe nga fakti se sa shtetet i përmbushin detyrat e shtëpisë. Në mendimin tim janë dy komponentë, është dritarja e gjeopolitikës dhe dera e arritjeve. Në këtë moment ne jemi në dritaren e gjeopolitikës dhe qeveria shqiptare kryesisht është përpjekur që përmes dritares së gjeopolitikës të përmbushë hapjen e negociatave. Në vetëvete fillimi dhe hapja e negociatave do të vendoste përpara të ashtëquajturit fakt të kryer dhe detyrave që duhet të ndiqte qeveria shqiptare në raport me Brukselin zyrtar”, tha Gjinali.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull