Yuri Kim: Pandëshkueshmëria po mbaron, po hetohen ata që pasurohen në shkelje

1 Minuta Lexim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter ka reaguar pas mega operacionit ndërkombëtar që çoi në arrestimin e 38 personave dhe sekuestroi miliona euro pasuri të vendosura nga trafiku i drogës.

Operacionin, ambasadorja amerikane, e cilëson meritë të reformës në drejtësi, ndërsa ka një përgjigje edhe për kritikët.

“Disa pretendojnë dhe shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron.

Shikoni aksionin e madh që u zhvillua sot, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar”, shkruan Kim.

Në vijim, ambasadorja ka edhe një paralajmërim.

“SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK & BKH ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen në shkelje- ndërsa varfërojnë shqiptarët përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate”, thekson Kim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull