Mediat turke paralajmërojnë vizitë të Erdoganit në Shqipëri

2 Minuta Lexim

Gazeta proqeveritare turke “Sabah” ka paralajmëruar një vizitë të Presidentit Erdogan në Shqipëri “në muajt në vijim”. Lajmi është dhënë teksa gazeta raportonte për vizitën në vendin tonë të një prej personave më të afërt të Erdoganit, siç është Ibrahim Kalin.

Ky i fundit ishte ditët e fundit në vendin tonë duke u takuar edhe me kryeministrin Rama sipas “Sabah”, ndërsa është shprehur teksa flisnin për blerjen e dronëve se “siguria e Shqipërisë është një çështje që i përket edhe Turqisë”.

Kryeministri Rama dhe disa nga ministrat ishin në Turqi pak  javë më parë, vizitë të cilën “Sabah” e cilëson mjaft productive në zgjerimin e raporteve mes dy shteteve.

Ndër të tjera, “Sabah” shkruan:

Këshilltari i Presidentit  të Turqisë nënvizoi të Premten rëndësinë që ka për Turqinë paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë dhe Ballkanit.

Duke theksuar bashkëpunimin mes dy vendeve në  industrinë e mbrojtjes, Ibrahim Kalin u tha gazetarëve në kryeqytetin shqiptar se, “Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë është paqja dhe stabiliteti ynë dhe gjithashtu paqja dhe stabiliteti i Ballkanit.”

“Pra, është në interesin tonë të përbashkët të forcojmë autoritetet shqiptare të sigurisë kundër terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore, trafikut të drogës ose krimeve të ngjashme”, tha Kalın.

Ai tha se u takua me Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe diskutoi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe vuri në dukje se vizitat e Ramës në Turqi ishin jashtëzakonisht produktive.

Ai tha se të dy vendet zhvilluan bisedime zyrtare për përgatitjen e një vizitë të Presidentit turk Erdogan në muajt e ardhshëm.

Raportet Shqipëri-Turqi kanë rrënjë  të thella historike, tha ai, duke shtuar se të dy vendet po punojnë ngushtë në tregtinë për bashkëpunimin për sigurinë dhe çështjet rajonale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull