Media greke Protothema, e njohur për artikujt e saj me doza të theksuara antishqiptare ka publikuar një video të filmuar nga policia greke me kamera termike, ku shihen, sipas saj, grupi i grabitësve shqiptarë që thuhet se ishin terrori i vilave të ishullit të famshëm Mikonos.
Sipas raportimeve, grupi i shqiptarëve është përgjegjës për grabitjen e të paktën 38 vilave. Policia greke thotë se grabitësit i ka pasur nën vëzhgim që prej verës së vitit të kaluar dhe gjatë operacioneve ka përdorur kamera termike në mënyrë që të regjistronte lëvizjet e tyre si “fantazma” pa elektrikë në errësirë të plotë.
Në videon e publikuar shihen dy nga anëtarë të grupit kriminal që i afrohen një vile për ta “boshatisu” me shpejtësi të madhe.
Sipas asaj që policia regjistroi, mes vjedhjeve kishte çanta dhe sende nga marka të njohura, të tilla si ora Prada, Chanel, Luis Vitton dhe Rolex.
Përkatësisht, kriminelët duket se kanë krijuar emra të koduar në mënyrë që ata të mos perceptohen. Autoritetet greke thonë se grabitjet e tyre tejkalojnë vlerën e 320,000 euro.