Të plagosur nga shpërthimi në Velipojë, QSUT: Me djegie të rënda, janë në trajtim intensiv

1 Minuta Lexim

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka dhënë informacione rreth gjendjes së 4 të plagosurve, që pësuan djegie të rënda, si pasojë e shpërthimit të bombulave në një hotel në Velipojë.

QSUT bën të ditur se pacientët e paraqitur, Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enrik Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç kanë marrë djegie të rënda në trup. Bëhet e ditur se të lënduarit janë duke marrë mjekim intensiv dhe po ndiqen në mënyrë të vazhdueshme nga stafi mjekësor.

Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hotelin e familjes Gjoka. Dyshimet e para janë se shpërthimi ka ardhur pas rrjedhjes së gazit nga disa bombola.

Të lënduarit, anëtarë të një familjeje, kishin shkuar për të bërë gati ambientet e hotelit që i kanë në pronësi.

Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pushues në godinë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull