Digjet stalla me e bagëtive në Savër të Lushnjës. Pronari në gjendje të rëndë shëndetësore

1 Minuta Lexim

Ngjarje e rëndë në Savër të Lusnjës. Një zjarr i papritur në stallën e bagëtive ka rrezikuar djegien e disa banesave.

Katër zjarrfikëse në vendngjarje kanë arritur të vënë flakët nën kontroll vetem pas tre orësh.

Puna për fikjen e zjarrit u vështiresua nga dengjet e barit të thatë. Ishin 1000 dengje të ndezura në flake, të cilat rrezikuan të digjnin edhe shkollen 9 vjeccare aty pranë si edhe disa banesa private.

Në punë për fikjen e zjarrit janë futur edhe banorët e lagjes, duke përdorur edhe mjete private , ekskavatorë.

Si rezultat i flakëve, janë djegur të gjalla të gjithe bagetitë në stalle, lopët, delet e vicat. Pronari i saj Dalip Gjyshja nga tronditja është rënduar nga gjendja shëndetsore.

Shkak i renies se zjarrit dyshohet nje mase ne rrjetin elektrik qe perdorej per ndricimin e stalles. Policia zjarrfikese pas fikjes se zjarrit do te nise verifikimin per nxjerrjen e shkaqeve te verteta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull