Të gjithëve ne na ka ndodhur jo pak herë që të hapim një shishe verë, por duke mos e konsumuar deri në fund. Dhe normalisht lind pyetja se çfarë mund të bëjmë në këto raste në mënyrë që të mos prishet derisa të duam ta pimë përsëri.
Kontakti me oksigjenin oksidon verën dhe e kthen atë në uthull dhe për këtë është e nevojshme të mbani sipërfaqen e verës që bie në kontakt me oksigjenin sa më e vogël të jetë e mundur.
Të gjitha metodat e rritjes së afatit të ruajtjes së verës bazohen në minimizimin e ekspozimit ndaj oksigjenit, ose duke e hequr atë nga shishja ose duke zvogëluar sipërfaqen e verës së ekspozuar ndaj saj.