Çfarë ndodhi mes Chiellini-t dhe Jordi Alba-s para gjuajtjes së penalltive, spanjolli mbetet i shokuar

1 Minuta Lexim

Giorgio Chiellini fitoi betejën psikologjike gjatë hedhjes së monedhës për gjuajtjen e penalltive, duke e befasuar kapitenin e Spanjës, Jordi Alban.

Gjysmëfinalja e Euro 2020 përfundoi 1-1 pas 90 minutash me golat e Federico Chiesas dhe Alvaro Morata, por duhej vendosur për penalltitë.

Tensioni ishte i lartë për të gjithë në Stadiumin Wembley – përveç Chiellinit, i cili dukej se po kalonte kohën më të mirë të jetës së tij.

36-vjeçari bëri që Alba mos e pranonte edhe aq mirë situatën e hedhjes së monedhës, duke bërë shaka, qeshur dhe duke goditur me tallje kapitenin e Spanjës.

Kur hedhja e monedhës përfundoi, Chiellini fitoi, dhe më pas filloi të buzëqeshte, pasi kishte marrë anën se nga do të gjuheshin penalltitë.

Është e sigurt të thuhet, spanjolli dukej mjaft i bezdisur nga qasja, pasi veprimet e veteranit Azzurr treguan se sa herë ai ka qenë në këto situata më parë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull