Shfaqen rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri. Në fshatin Adë të Fierit është zbuluar vatra e gripit të shpendëve, ndërsa sipas autoriteteve ato janë asgjesuar dhe zona është dezifektuar.
Sipas raportimeve, mbi 100 shpendë, kryesisht pula fushe, më pas gjela deti, rosa dhe pata, kanë rezultuar të prekur nga gripi i shpendëve. Mësohet se ato janë asgjesuar.
Ky është rasti i parë që raportohet nga Qarku i Fierit, ndërsa më parë kishte pasur raportime lidhur me dyshimet se gripi i shpendëve ishte shfaqur në disa zona të vendit.