Policët e përfshirë në trafikun e kanabisit drejt Italisë, Rama flet për dosjen “Shpirti”

2 Minuta Lexim

Rama: Kush e mban përgjegjësinë për nxjerrjen e armëve dhe për sakatiomin e njerëzve në një lokal në 1 të natës në Sarandë.

Një sfidë ndaj ligjit dhe ndaj qytetarit të mirë, ndaj popullit që respekton ligjin. Unë nuk hy tek ata që fajësoj policinë se një i çmendur shkel gazin dhe sakaton njerëz të pafajshëm në rrugë, apo se dy palë futen në një konflikt dhe që qëllojnë njëri-tjetrin me kallash në mes të natës, por unë nuk mund të pranoj që policia e Sarandës lejon një harem ahengu dhe shëmtie në mes të natës që mbaron me plumba. Sot ne jemi përballë edhe ca faktesh të ekspozuara nga disa eksponentë të Policisë të Shtetit të implikuar në veprimtari kriminale. Ështrë shumë pozitive që këta individë të ekspozohen dhe të marrin atë që meritojmë, por është shumë domethënëse se çfarë duhet të ruuajmë dhe parandalojmë në Policinë e Shtetit. Me një llogari të thjeshtë, ky vit është viti i disatë që ne shohim se drejtuesit e policisë në nivel vendor, akoma nuk e kanë bërë pjesë organike të punës së tyre aspektin e mbrojtjes së territorit.

Ne e kemi njehësuar këtë mision me Policinë e Shtetit në të gjithë aspektet e cënimit të pronës publike. Për cilën arsye në botë ne duhet të kemi akoma ndërtime paleje.

Korruptimi i Policisë së Shtetit është përgjigjja dhe ska asnjë arsye tjetër. Në muajin e kaluar ka kaluar një tjetër paketë përforcuese në raport me mbrojtjen e territorit. Kostot e abuzimeve janë marramendëse për buxhetin e shtetit dhe qytetarët e Shqipërisë s’kanë asnjë faj që të paguajnë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull