Berisha sulmon Ardian Çipën, i përgjigjet publikisht vëllai gazetar: Je një shpifës që do të përballesh me drejtësinë

2 Minuta Lexim

Kreu i UGSH-së, Aleksandër Çipa nuk e ka pritur aspak mirë akuzat që ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë në adresë të vëllait të tij, Ardian Çipa, i cili u emërua pak ditë më parë drejtor i Policisë Korçë.

Berisha në një postim në Facebook ku kritikon lëvizjet në Policinë e Shtetit, e pyet Edi Ramën kush e ka detyruar të rikthejë në funksionet më të larta Ardian Çipën, që sipas Berishës ka vjedhur kasafortën e dosjeve me sekrete të krimit.

“Cili polic te detyron ty te rikthesh A. Çipen ne funksionet me te larta, njeriun qe vodhi kasaforten e dosjeve me sekrete te krimit, bashkepuntorin e Genci Xhixhes dhe Olsit tend”, thotë Berisha.

Kjo akuzë nuk është pritur aspak mirë nga vëllai i tij, i cili paralajmëron një padi kundër Sali Berishës. Çipa e sulmon ish-Kryeministrin duke i thene që është një shpifës dhe person i njohur ndërkombëtarisht për korrupsion.

“Sali Berisha je nje shpifes publik ne kete hapesire komunikimi ku ne menyren me elementare nuk ke as respekt per drejtshkrimin! Je nje shpifes publik ty dhe veshet apo gojet shetitese te thashethemit dhe sajimit per llogari te emrit tend ne kete faqe. Ne rastin e permendjes se emrit te A. Çipes, me pergjegjesine e bashkefamiljarit dhe me sfiden e perballjes per te verteten, do te detyrohesh te perballesh me drejtesine. Si nje person i njohur nderkombetarisht per inkriminim, korrupsion dhe bema te tjera kunder lirive dhe te drejtave njerezore te denoncoj. Ne rastin e permendjes se personit me mbiemrin Çipa, do te duhet te gjesh provat dhe te pergjigjesh vetem para gjykatave”, shkruan Çipa.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull