Policia Kufitare ka arritur që të zbulojë dy tentativa të trafikimit të lëndëve narkotike. Burime zyrtare njoftuan se se Qafë Thanë është kontrolluar një automjet tip “BMW” që drejtohej nga një belg dhe është gjetur drogë.
Mjeti drejtohej nga M. W., 21 vjeç, banues në Belgjikë dhe atij iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa.
Ndërkohë në Kakavijë është kontrolluar një motoçikletë që drejtohej nga qytetar në Polonia, 37 vjeç me iniciale P.W., dhe u zbulua një tjetër sasi lënde narkotike.
Të dy këta shtetas të huaj janë vënë në pranga.