Mbi Romanin dhe Tregun

2 Minuta Lexim

Nga Gëzim BASHA –

Romani ka ekonominë e vet, pavarsisht prototipëve prirës ka lindur si fenomen i kapitalizmit, hyri në histori si malli i parë i shumfishuar në seri—a mass-produced commodity—mbetet një investim qē s’mund të kuptohet pa tregun, pa lexuesin-blerës.
Si i tillë kërkon promovim agresiv nga kritika profesionale dhe një rjet shpërdarës që maksimalizon mundësitë blerëse brenda një gjuhe por edhe jashtë saj, varësisht kualitetit estetik që ofron.

Hapsira Shqiptare është e vetmja në Europë që nuk ka një të përmusjshme reçensinale—lere më të përjavshme—një book rëview që do të stimulojë blerjen përmes ekzaltimit të vlerave. Botuesit e gazetave letrare shqiptare jo vetëm që nuk paguajnë për shenime kritike por, sipas informacionesh të paverifikuara, kërkojnē bakshish si ai mjeku i famshëm i ketyre ditëve…kjo ështē e tepërt dhe botues të tillë janë në biznes të gabuar.

Hapsira ku flitet gjuha Shqipe nuk ka një treg unik të librit, një rjet unik librarish me pika përfaqsimi në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Athinë, Selanik, Ulqin etj. Libri shqiptar, veçanrisht romani, po vuan nga pasojat e tregut fragmentar…metafore operacionale mbetet thesi i Dhaskal Todrit!

Botuesit Shqiptarë bëjnë konkurencê në një hapsire tregtare fare të ngushtë, ndërkohë që trendi të paktën 100 vjeçar i botimeve në perëndim ka çuar në themelimin e shtepive botuese shumëkombëshe. Një roman i botuar në New York, shfaqet në vitrinat e Londrës, Torontos apo Sidneit në të njëjtën ditë. Ç’kuptim ka që një roman i botuar në Tiranē, të ribotohet në Prishtinë apo Tetovë?!

Shqipëria është ndër vendet e rralla ku kapitalizmi i xhunglës dhe qeveria nuk ofrojnë mbështetje financiare reale për krijuesit. Është koha për themelimin e Ndermarjes Kombëtare për Artin, sipas modelit Amerikan, The National Endowment for the Arts, e cila do të akordonte një numër grantesh vjetore për realizime projektesh artistike. Kjo do ti lehtësonte se pari romancierët shqiptarë të dënuar të jetojnë brenda një tregu më pak se modest.

Etj….etj..,

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull