U zbulua nga përgjimet e SPAK në dosjen e prokurorit të Sarandës, arrestohet në Tiranë ish-futbollisti

1 Minuta Lexim

BalkanWeb” mëson se është arrestuar në Tiranë i kërkuari nga SPAK, Markelian Alinani, banues në Delvinë. Alinani, 44-vjec, ish-futbollist i ekipit “Bistrica”, është ndaluar nga specialistet e seksionit të hetimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Ndaj Alinanit ka një mase sigurimi “Arrest në Burg” nga GJKKO. Ai u shpall në kërkim pas operacionit të 19 qershorit në Sarandë, ku u arrestua prokurori Sali Hasa dhe oficeri i policisë gjyqësore, Napolon Hodaj.

Konkretisht, Alinani ka rënë në përgjimet e SPAK, duke ndikuar në paracaktimin e rezultatit të ndeshjes Selenica-Përmeti, si dhe dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për mbylljen e një çështjeje penale, ku ai ka qenë i akuzuar për “plagosje”. Alinani, ndërkohë, rezulton person me precedentë të shumëfishtë penale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull