Kreu vepra të turpshme ndaj një të miture, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

1 Minuta Lexim

Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka arrestuar një 40-vjeçar. Sipas njoftimit, shtetasi me iniciale G.B, akuzohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një vajze të mitur. Identiteti i kësaj të fundit nuk bëhet i ditur, për të respektuar privatësinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull