SI E ZBULOI NJË MËSUES FSHATI SHPELLËN E MIJËVJEÇARIT TË 3 P.E.S?

6 Minuta Lexim

Nga Gëzim LLOJDIA -*

1.
Ne mes të rrugës Vlorë -Kuç me gjatësi rreth 70 km është një katund i vogël përmbi bregun e Shushicës, që thirret Lepenicë. Piktura e Lepenicës e njohur nga banorët vendas si :”Shpella e shkruar e Lepenicës” gjendet larg rrugës në një sipërfaqe mali,. Aktualisht një biznesmen vendas ka rregulluar një copë udhë që të shpie drejt objektit prehistorik. 5 vjet më parë me Prof Muzafer Korkuti, shkuam në shkollën e mesme të bashkuar Hamdi Rrapi të fshatit Gjormë, për të sensibilizuar banorët vendas, për të mos e dëmtuar më tej objektin nga zjarret e çobanëve apo prishjen e figurave në muret e shpellës. Prof M.Kërkuti më rrëfeu se si u zbulua vitin e largët 1971,piktura e rrallë prehistorike dhe se informacionin për pikturën e Lepenicës e kishte dhënë Safet Zahaj, nga fshati Brataj i Vlores. Në letrën,që ai i drejtuar Institutit te Shkencave në vitin 1971,ai shkruante se në malin Brataj-Lepenice ndodhet një shpellë që quhet “Shpella e Shkruar”. Letrën e shoqëronte me një skice” shumë të saktë me vizatimet, që ai kishte parë në tavanin e shpellës.

Këtë konstatim Institut e mori në shqyrtim. Dhe në pranverën e vitit 1972,Prof M.Kërkuti i shoqëruar nga drejtori i shkollës së Lepenicës, mori rrugën këmbësore, që të çonte tek “Shpella e Shkruar” ,pra rrugën e malit . Pasi udhëtoi mbi tre ore rrugë malore arkeologu M,Kërkuti arriti tek shpella, që në fakt ishte një strehë shkëmbi, që i ngjante një kapele gjigante. Prof.Dr akademik Muzafer Korkuti e quan :”Piktura e Lepenicës:”dhe vendasit :”Shpella e Shkruar e Lepenicës”.Piktura gjenden brenda shpellës në tavanin e saj. Vendasit identifikojnë shpellën me pikturën në tavanin e saj njëkohshëm si streha e banorëve ,ndërsa studiuesi merret me pikturën në brendi të ngrehinës prej shkëmbi dhe kryesisht në tavanin e saj.

2.
Prof.Dr Muzafer Korkuti:”Piktura prehistorike shkëmbore e Lepen¬icës gjendet në shpatin e malit homonim të rrethit të Vlorës, në territorin e Shqipërisë Jugore. Ujërat e malit të Lepenicës derdhen në lumin e Shushicës, është një nga degët kryesore të lumit të Vjosë në rrjedhjen e tij të poshtme .Lugina e Shushicës është e ngushtë dhe ku¬fizohet në të dy anët me male të lartë. Ajo shtrihet gati tërësisht në brezin e makies mesdhetare e cila ngjitet deri në lartësinë 900 m .Lugina, nga pikëpamja arkeologjike, është ende e pa studiuar në mënyrë të mjaftueshme. Në vitet 30 të shek. XX u bënë kërkime në shpellat pre historike të Velçës.

Nga sa mund të gjykojmë nga njoftimet paraprake që janë dhënë, nga disa materiale që ruhen në muzeun historik të Vlorë dhe nga fragmente, që kemi patur mundësi t’i mbledhim mbi sipërfaqen e vendbanimit shpel¬lor, kultura e Velçës i takon neolitit të vonë e lidhet në kohë me kulturën Maliq .Epoka e bronzit dhe ajo e hekurit, në luginën e Shushicës, janë të njohura nga zbulimet e bëra në tumat e Vajzës, lënda arkeologjike e të cilave ka tipare të qarta të kulturës ilire (Prendi, 1957). Edhe gjatë periudhës qytetare e më pas kjo luginë ka qenë banuar pandërprere. Qyteza e Mavrovës (Olympe), kalaja e Cerjes dhe qyteti i rëndësishëm ilir i Amantias janë dëshmi të zhvillimit dhe të nivelit të lartë, që arriti kultura qytetare ilire në këtë zonë .

3.
Duke vijuar më tej argumentin prof M,Kërkuti :”Piktura e Lepenices është realizuar ne tavanin e një strehe shpelle e cila ndodhet në shpatin verilindor të malit të Lepenicës, në rrethin e Vlorës, në një lartësi rreth 800 m mbi nivelin e detit. Për të mbërritur tek piktura, ose si e quajnë vendasit, tek “Shpella e Shkruar”, duhet të marrësh rrugën automobilistike Vlore-Kuç e pasi të ndalesh në fshatin Lepenicë, për të arritur tek “Shpella e Shkruar”, nga ku mund të zotërosh me shikim tërë luginën e mesme të lumit të Shushicës. Streha e Shpellës është e vogël.

Një pjesë e mirë e tavanit të saj ka formën e një pllake të sheshtë me pozicion horizontal, sipërfaqe kjo e përshtatshme për paraqitjen grafike të figurave, ndaj në këto pjesë të strehës janë vizatuar pjesa më e madhe e figu¬rave. Në anën lindore pllaka ka një pjese të ngritur në formën e një kornize vertikale, ku janë vizatuar figurat e tjera. Tavani i strehës gjendet në lartësinë 3.5 m nga rrëza e shkëmbi formon një shkallë të lartë në formën e një sheshi të vogël, nga ku e gjithë pik¬tura shikohet nga afër e preket lirisht me dorë. Ky pod duhet të ketë shërbyer si vend nga ku njerëzit prehistorike e kanë vizatuar.

*Autori ka drejtuar parqet arkeologjike te Vlores

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull