Gazetari Koka: Sahit Dollapi merrte tendera nga Erion Veliaj gjatë fushatës

2 Minuta Lexim

Gazetari i njohur Bledian Koka ishte i ftuar në Vizionplus për të folur për analizënnë PD. Ai përmendi rastin e Sekretarit organizativ të partisë, Sait Dollapi, i cili fitonte tendera me bashkinë e Tiranës. Koka u shpreh se kryetari i selisë blu Basha duhet të mbajë përgjegjësi për largimin e tij dhe përfshirjen në tendera me mazhorancën.

“Të zgjedhësh sekretarin organizativ të partisë dhe del që sekretari jep dorëheqjen, por del që ka marrë dhe ca tendera nga pushteti gjatë kohës që ka qenë dhe sekretar organizativ i partisë. Dhe të gjitha këto lloj vendimmarrje kërkojnë një lloj përgjegjësie që duhet ta marrë kryetari. Ai duhet të thotë që unë kisha Said Dollapin në Partinë Demokratike, kur ndërkohë kompania e Said Dollapit merrte leje nga Erion Veliaj dhe krejt papritur pas humbjes së zgjedhjeve iku sikur nuk ndodhi asgjë. Unë në këtë pikë jam me Albin Kurtin i cili ka thënë dikur ‘Nëse doni me nejt me u bo milionera, rrini boni biznes, mos u futni në politikë. Në qoftë se do vini në politikë, s’ka me u bo milionera’. Këtë po ia them Bashës, Said Dollapit dhe kushdo lloj njeriu tjetër që ka lidhje me një pushtet që duhet të japë mesazhin që ne jemi me qytetarët, nuk jemi me milionat. Jo se ky mesazh ka munguar nga Partia Demokratike, por shpeshherë, mesazhet e bëjnë pis një aksion shumë më të madh të Partisë Demokratike që është përfaqësim i opozicionit shqiptar.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull