Bien temperaturat dhe rikthehen reshjet në këto zona, njihuni me parashikimin e motit ditën e sotme

1 Minuta Lexim

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Kjo sjell mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë edhe stuhi shiu.

Meteoalb ka bërë të ditur se temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 32°C.

Ndërkohë era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3 ballë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull