Baleti “Romeo dhe Zhulieta” u vu në skenën tonë në vitin 1996. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se kjo vepër u vlerësua atë kohë dhe nga profesor Ramazan Bogdani, në një gazetë. ““Art, mjeshtri, profesionalizëm, një sukses i merituar i trupës së baletit, i artistëve të rinj, të cilët u ballafaquan kaq shpejtë me një vepër të tillë si “Romeo dhe Zhulieta” – kështu është shprehur Prof. Ramazan Bogdani për gazetën “Albania” (12 prill 1996) pas premierës së baletit “Romeo dhe Zhulieta”, shfaqur në 7 prill 1996 në skenën e TKOB”, shkruan teatri. Kompozitor Sergej Prokofiev; libreti Llavronskij; ?edicioni origjinal i koreografisë Agron Aliaj; ?dirigjent Bujar Llapaj; ?skenograf dhe piktor ndriçimi Genc Shkodrani; ?kostumografe Anila Zajmi.
Rolet dhe interpretët- Zhulieta: Reida Dobi; Romeo: Resmi Malko; Tebaldi: Ilir Sibri; Merkucio: Gerd Vaso. Solistë të tjerë në shfaqje ishin Alma Mushani, Sokol Noga, Albert Janku, Dionis Romano, Ervis Nallbani, Igli Rexha, Dion Gjinika, Olta Bitri, Busjena Drishti, Skënder Jazexhiu, Jerasim Popi, Besnik Llushi dhe grupi i shkollës së baletit. Agron Aliaj (Delvinë, 30 tetor 1933 – Tiranë, 17 maj 2012) ka qenë një koreograf i njohur.
Pasioni për vallen dhe kërcimin lindën tek ai që në vogëli. Krijimi i grupit të valleve në Shtëpinë e Pionierëve në vitin 1946 në Tiranë nën drejtimin e mjeshtrit Panajot Kanaçi qe një nxitje për të. Ai është ndër të parët solistë të Filarmonisë Shqiptare (1948). Studimet e larta i kreu në shkollën koreografike pranë Teatrit Akademik të Moskës (1950-1956). Pas realizimit të shumë valleve dhe numrave koncertorë është autori i shumë baleteve kombëtare “Cuca e maleve” (1970), “Tokë e pamposhtur” (1977), “Para stuhisë” (1982), “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, “Halili dhe Hajria”, (1966) si dhe baletet klasike “Zhizel” (1988), “Don Kishoti” (1990), “Romeo dhe Zhulieta” (1996), “Hirushja” (2002), “Katedralja e Parisit” (2003), “Liqeni i Mjellmave”, “Plaga e dhjete e Gjergj Elez Alise”, “Migjeniana”, etj.