Bashkëpunoi me shqiptarin për vrasjen e ish-bankierit, arrestohet 28-vjeçari

1 Minuta Lexim

Një person i dytë është arrestuar për grabitjen dhe vrasjen e ish-bankierit Giovanni Caramuscio. Mediat në Itali bëjnë me dije se në pranga ka rënë Andrea Capone, 28 vjeç nga Tricase.

Mësohet se i riu bashkë me Paulin Macaj kanë ekzekutuar ish-bankierin në sy të gruas së tij teksa ky i fundit po tërhiqte para nga një bankomat.

Capone u ndalua nga karabinierët e njësisë hetimore të Leçes, pas një urdhër-arresti nga Prokuroria e Leçes.

Deri tani bëhet me dije se 28-vjeçari ra në pranga nga xhupi i errët që mbante veshur dhe sipas hetuesve ai është identifikuar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Ndërkohë hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull