Nëse e keni më të vështirë të flini gjatë muajve të verës, nuk jeni vetëm. Pavarësisht nëse është vështirësi për t’ju zënë gjumi ose probleme për të qëndruar në gjumë, orët më të gjata të ditës dhe temperaturat më të nxehta mund ta bëjnë më të vështirë gjumin.
Sipas një studimi të vitit 2011, ndryshimet sezonale mund të ndikojnë te mënyra se si flemë dhe sa mirë flemë. Studiuesit zbuluan se gjatë verës, zgjimi më herët ishte më i shpeshtë, ndërsa problemet si lodhja ose pagjumësia ishin më pak të zakonshme në dimër.
Ka disa faktorë që ndikojnë:
1. Rrija e orëve të ditës: Ekspozimi ndaj dritës për shumë gjatë kontribuon në episode më të shpeshta të zgjimit gjatë natës. Drita e jashtme është faktor i rëndësishëm që ndikon te ndryshimi i ritmeve cirkadiane – ora e brendshme trupit që kontrollon ciklin e gjumit dhe zgjimit.
2. Melatonina: Kur errësohet, ora e trupit tonë sinjalizon se është koha për të fjetur me çlirimin e hormonit melatonin. Pasi dielli lind, sekretimi i melatoninës ndalet në mënyrë që trupi të përgatitet për ditën. Për shkak të orëve më të gjata të ditës në verë, koha e sekretimit të melatoninës është më e shkurtër se në dimër.
3. Temperaturat e larta: Kur është shumë ngrohtë, subkoshienca na zgjon për të rregulluar temperaturën e trupit dhe për ta kthyer atë në gjendjen e zakonshme. Kur jemi të nxehtë, trupi lëviz nga gjendja e qetësuar në gjendjen e “rrezikut”.
4. Faktorë të stilit të jetesës të tilla si daljet deri vonë, konsumimi i alkoolit etj.
Çfarë mund të bëni:
1. Përpiquni të flini në të njëjtin orar
2. Kufizoni ekspozimin ndaj dritës
3. Sigurohuni që dhoma të jetë e freskët ose të mos jetë më shumë e nxehtë seç duhet
4. Errësoni dhomën para se të flini