Erik Lloshi ka habitur publikun me deklaratën e tij të fundit lidhur me këngëtarët e rinj.
Ai ka deklaruar se disa madje paguajnë 10 milionë lekë (të vjetra) vetëm e vetëm që të marrin klikime në Youtube.
“Thua nuk e kam vënë re këngën, sepse ka dalë Don Xhoni, që hedhin (paguajnë) 10 milionë lekë sponsorizime. Unë përmenda Don Xhonin, por ka dhe shumë tjerë që marrin nga 3 apo 4 milionë klikime në ditë. Është fatkeqësi, kur menxherët që nuk marrin vesh nga muzika, paguajnë lekë për sponsorizimin e këngëve, që nuk duhen dëgjuar nga publiku”, është shprehur ai.
Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Don Xhonit , dhe me siguri atij nuk i ka pëlqyer fare kjo deklaratë.