Shpërthen në flakë pusi i naftës në Patos

1 Minuta Lexim

Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Patos, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dukas, shumë pranë shtëpive të banimit, ndërkohë që tymi dhe era e keqe kanë pushtuar të gjithë zonën.

Ka qenë shërbimi zjarrfikës i Patosit që ka shkuar në vendngjarje menjëherë sapo ka marrë njoftimin për rënien e flakës, së bashku me shërbimin zjarrfikës të Albpetrol Avari Shpëtimi.

Mësohet se falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë e mundur fikja e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e flakëve, në banesat përrreth.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull