A e dini pse policët gjithmonë trokasin tek bagazhi i makinës pasi ndalon shoferi?
Arsyeja do t’ju habisë dhe ajo është zbuluar nga një video në Tik-Tok. Video e cila është bërë virale në rrjet është shikuar më shumë se 30 milion herë dhe shumë njerëz kanë dhënë sugjerimet e tyre, ku një ndër to ishte për shkak të gjurmëve të gishtërinjve.
Eksperti i sigurisë në komunikacion Trooper Steve Montiero mbështeti teorinë e gjurmëve të gishtave dhe shpjegoi arsyen pse.
“Kur oficerët kryejnë një ndalim të trafikut, ka shumë procedura që duhet të bëhen, jo vetëm për sigurinë e shkelësit por për sigurinë e oficerit. Një nga ato gjëra është të provosh se ai oficer ishte me atë makinë, kështu që kur oficerët i afrohen një automjeti, ata prekin pjesën e pasme të saj. Përmes prekjes së pjesës së pasme të automjetit lihen gjurmët e gishtave të oficerit në atë makinë, duke treguar se ai ose ajo ka pasur kontakt”, u shpreh ai./ Opinion.al