Sekuestrohen 500.000 Euro në Muriqan, arrestohet poseduesi

2 Minuta Lexim

Rreth 500.000 Euro janë sekuestruar në Muriqan, që do të futeshin në vendin tonë në mënyrë të jashtëligjshme, njoftoi policia.

Në pranga u vu poseduesi i parave të padeklaruara, Rudolf Radi.

Aksioni

Policia njoftoi se, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte një shumë të madhe parash dhe tentonte për t’i futur në mënyrë të kundërligjshme nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Muriqanit, finalizuan operacionin policor të koduar “Muriqani”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin  tip “Benz” që drejtohej nga Rudolf Radi, 56 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona-Itali, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në mjet 494.785 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i Rudolf Radit për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull